Dje u luajtën ndeshjet e javës së 31 të Superligës, nisja e kësaj jave filloi me dy përballje. Laci në shtëpi nuk mund të siguronte një pikë, por theu ecurinë e saj si e patyeshme në katër ndeshjet e saj të fundit. Dështim për Lacin I cili do të duhet të ketë më shumë fokus në këto ndeshje pasi mund të rrezikojë pozitën e tij në këtë kampionat. Elbasani me këtë fitore krijon një mundësi të afrohet më shumë në top katërshe, një ecuri e mirë e një ekipi të promovuar në këtë sezon.
Një sfidë e cila u zhvillua tepër e qetë, pa një intensitet në lojën mes dy ekipeve ku mungoi prezenca e sulmit gjatë pjesës së parë. Avantazhi I miqëve erdhi në minutën e 38 kjo për shkak të një gabimi në mbrojtje dhe të një autogoli të Shabani, shfrytësimi I këtij anvantazhi e bëri Elbasanin më të ndërgjegjshëm për të ruajtur rezultatin. Rikthimi në pjesën e dytë nuk rezervoi asgjë interesante në sfidën mes dy ekipeve ku u përpoqën të krijonin një mundësi Lacjanët por të pa sigurt për finalizim.

Barazimi I Tiranës në shtëpi e lë atë në kuotën e 32 pikëve të vendosur përsëri në zonën e rrezikut, por ata vazhdojnë të jeën të pathyeshëm në katër sfidat e tyre të fundit. Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh në minutën e 26 me Pergjoni, por nuk u desh shumë kohë dhe barazimi erdhi nga Tirana me një gol në minutënn e 40. Pjesa e parë u mbyll me një rezultat 1-1, rikthimi në pjesën e dytë të lojës kërkoi prej vendasve në disa seri aksionesh të kalonin sfidën në avantazh, mundësi që erdhi në minutën e 77 me një gol të shënuar nga pika e 11 metërshit me Jarmouni. Gëzimi I Tiranës zgjati pak duke qenë se Bylisi u tregua tepër luftarak për të barazuar përsëri shifrat dhe të përfundojë sfidën në një barazim 2-2.