Laci I ndodhur në vendin e fundit të tabelës me vetëm 33 pikë, është duke shpresuar për ndryshim. Gjendja e ekipit në këtë sezon nuk ka qenë ajo që do të duhej, ndaj ata janë përballur me vështirësi të ndryshme. Kjo është lehtësisht e kuotueshme dhe prej vendodhjes së tyre. Tashmë, rreziku I tyre bëhet dhe më I dukshëm që në sezonin e ardhshëm të jenë në Kategorinë e Parë.
Përballja me Dinamon nuk pritet të jetë aq e thjeshtë, duke qenë se kanë dy humbje. Në transferta ata kanë humbur në dy takimet e zhvilluara. Kjo e bën shumë më të vështirë besimin në këtë ndryshim. Por, në shtëpi gjatë këtij sezoni kanë mundur që të mbajnë një barazim pa gola. Si transferta si shtëpia në ndeshjet e fundit nuk kanë qenë të duhurat për ta. Ndaj, për ekipin do të duhet më shumë shtysë në këtë sfidë.

Dinamo, vjen tashmë si e kualifikuar në top katërshe. Një sfidë me Lacin mund të jetë dhe një provë për drejtuesin e ekipit për të njohur më tej potencialin e stolit. Ende nuk janë bërë të qarta formacionet zyrtare por Laci mund të ketë fatin në këtë ndeshje. Ekipi I kryeqytetit është duke shijuar një pjesë të suksesit të këtij sezoni. Por, ende nuk është duke festuar sepse ka mundësi për të siguruar një titull. Ende në aksion për triumf ata janë dhe në Superiore por dhe në Kupën e Shqipërisë.
Laci, në kërkesën e tij të vetme në këtë sezon për të qëndruar në Superiore. Dinamo dhe pse me një fitore të panevojshme vjen në këtë sfidë ndoshta më e lirë.