Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes, janë duke u përfolur për një largim të mundshëm nga Real Madrid, në këtë vazhdë lajmesh ekipi madrilen është duke u përgatitur për një këresë drejt dy yjeve të La Ligës Lamine Jamal dhe Nico Williams. Kjo pritet të jetë një lëvizje e mundëshme e Real Madird nëse dyshja e tyre do të zgjedhë që të largohen nga ekipi. Me bashkimin e dy yjeve të tjera do t’I shtohen lojës së Mbappe, për të bërë dhe një herë një Real I cili ka yjet e futbollit.
Ekipi drejtues është duke krijuar dhe fantazuar për një sulm ndryshe, dy yje që do të bashkohen krijojnë një repart sulmi shumë më të sofistikuar se Vinicius Jr, Mbappe dhe Rodrygo. Dy shërbime të reja nga Yamal dhe Williams do e krijojnë një Real që do të dije më pas të prodhojë lojë interesante.
Zërat për këto lëvizje janë bërë shumë më të mundura pas një oferte të supozuar në disa media se Vinicius Jr, është shumë pranë një oferte historike drejt Arbisë Saudite prej plot 1 miliard euro, nga ku Real Madrid që mund të fitojë 300 milion euro nga shitja e tij. Rodrygo shihet gjithashtu si pjesë e Premier Ligës në aludimet e ndryshme dhe në ofertat që supozohen që janë të paraqitura drejt Manchester City, ky është parë si një transferim më I mundshëm por lidhja që kanë ata me ekipin e ka bërë më të vështirë transferimin.
Një nënshkrim I Williams për Real Madrid mund ta konkretizojë dhe lëvizjen e Yamal drejt këtij klubi duke qenë se dyshja ka shprehur interesin dhe dëshirën për lojën e tyre së bashku e cila mund të realizohet për Real Madrid.