Talenti 17 vjecar ka folur për herë të parë pas konfirmimit të tij në Barcelona për pesë vitet e ardhshme. Rinovimi I kontartës së tij erdhi deri në 2031 duke qenë I blinduar në ekipin katalunas. 17 vjecari është shndëruar në një prej lojtarëve I cili është kthyer në sensacion. Së fundmi në një intervistë të dhënë ai ka shprehur bindjen e tij se do të jetë triumfues dhe në Kupën e Botës. Pjesë e përfaqësueses Spanjolle ai vendosi dhe një rekord të rri duke qenë pjesë e një kompeticioni të rëndësishëm që 16 vjec. Në Euro 24 ai ishte lojtari më I rri, duke vendosur një rekord në këtë kompeticion.

Tashmë, përgatitja e tij është për Botërorin 2026, interesi I tij është në një përfaqësim sa më të mirë në këtë kompeticion. Duke e shndëruar ekipin e tij pjesë të sukseseve të ardhshme. Me synime të qarta se ai do të luftojë për të dy trofetë si në Champions dhe në Kupën e Botës. Qëndrimi I tij në Barcelona ishte një tjetër hallkë e rëndësishme e zgjedhjes së tij.
Në lidhje me kompeticionin e Champions në këtë sezon, ai u shpreh se PSG e meritonte fitoren. Më tej ai ndau se ekipi I PSG ka një formë mjaft të mirë në përbërjen e saj duke pasur në rend lojtarë mjaft cilësorë. Ndër ta ai vlerësoi Enrique për një vizion mjaft pozitiv për ekipin e tij. Donarumën e cilësoi si një ndër portierët më të mirë. Kompleksiteti e vendosi ekipin e Parisit drejt fitores.