Lamine Yamal në Barcelona është duke pasur një rol mjaft të rëndësishëm, duke dhënë kështu kontributin e tij në mjaft ndeshje. Barcelona në fundjavë arriti të sigurojë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Levantes. Yamal në këtë ndeshje arriti të shënojë një rekord mjaft të rëndësishëm edhe pse lojtari nuk ka mundur të shënojë.
Golat në këtë sfidë erdhën prej Marc Bernal, Frenkie de Jong dhe Fermin Lopez. Por, Yamal arriti të shënojë historinë në këtë sfidë duke u bërë kështu asistues I një goli të realizuar në këtë sfidë. Mesfushori me asistin e tij solli një gol të vlefshëm për ekipin duke shtuar po ashtu më tej kontributin e tij në ekip.

Yamal kështu ka mundur të shënojë një rekord mjaft të rëndësishëm në karrierën e tij. ai është shndëruar në lojtarin më të ri në historinë e Barcelonës I cili ka regjistruar kështu 100 fitore me ekipin e Barcelonës. Suksesin ai e ka arritur në moshën 18 vjec e 227 ditë. Kështu ka mundur të lejë pas rekorde të cilat më parë I përkisnin Krkic dhe Messit.
Bojan Krkic më herët e ka shënuar këtë rekord në moshën 20 vjec e 136 ditë, ndërsa për Messin një rekord I tillë është arritur në moshën 21 vjec e 275 ditë. Yamal me vendosjen e këtij rekordi është shndëruar në një prej tyre I cili është mjaft premtues në futbollin botëror.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.