Presidenti I Barcelonës, Joan Laporta duket se është mjaft I qartë në kërkesën e tij. Qëllimi I tij është të afrojë me cdo kusht në ekip Erling Haaland. Një afrim I yllit të Manchester City I cili supozohet të zhvillohet përpara se të zhvillohen zgjedhjet e presidencës. Laporta këtë afrim e konsideron si armën e tij më të fortë për të qenë fitimtar në zgjedhjet e presidencës.
Mediat e ndryshme shkruajnë se norvegjezi është I hapur për oferta të reja dhe nuk mund ta përjashtojë një transferim të tillë. Edhe pse lojtari në City ka mundur të regjistrojë një formë mjfat të mirë. Laporta I cili kërkon të ketë një qëndrim më tej në pozitën e tij do të luajë cdo kartë të mundshme për të qenë bindës në zgjedhjen e tij.

City në krahun tjetër ka një kontratë me lojtarin e cila është e vlefshme deri në 2034. Një ndër ato kontrata të cilat nuk e përfshijnë aspak një klauzolë lirimi, kjo e bën më të ndërlikuar këtë kërkesë të tyre. Haaland I cili fiton rreth 24 milion euro në vit pa përfshirë bonuset, do të jetë një gur tepër I nxehtë për katalanasit. Ekipi I cili është duke u përballur me një seri vështirësish financiare do të duhet të luajë shumë më ndryshe këtë fazë kalimesh.
25 vjecari do të jetë gjithashtu dhe një ndër përforcimet më të mira për Flick I cili është duke kërkuar për një ndryshim në repartin ofensiv. Gjetja e golit prej tij e bën dhe më tërheqës këtë transferim.



