Largimet e janarit nga Barcelona, si pritet

Largimet e janarit nga Barcelona, si pritet

Barcelona duket se në këtë janar ka zgjedhur që të përjashtojë të gjitha mundësitë që kanë të bëjnë me largimet e ndryshme nga ekipi. Qëndrimi I skuadrës katalanase është mjaft I qartë duke kërkuar kështu që ekipi të jetë I plotë dhe për shkak të një kalendari mjaft të ngjeshur që ka ekipi. Pa pasur qëllim që të dobësojë më tej ekipin dhe grupin ata në këtë sezon synojnë që të qëndrojnë në të njejtën formë.

Barcelona e cila ishte duke menduar dhe një nënshkrim në këtë janar ende nuk ka mundur të marrë një konfirmim. Andreas Christensen I cili pësoi një dëmtim do të shënojë një boshllëk mjaft të madh për ekipin. Ndaj dhe nën këtë mungesë ata kanë sjellë mundësinë e një tjetër prurje. Por, dukshëm problem financiar është duke e mbajtur peng ekipin në një afrim të kësaj rëndësie.

Largimet e janarit nga Barcelona, si pritet
Largimet e janarit nga Barcelona, si pritet

Klubi duket I vendosur se do të duhet të presë verën për të pasur një tablo shumë më të qartë të formës së tyre dhe të ndryshimeve që do të duhet të ndërmarrin në skuadër. Ter Stegen I cili ishte përfolur se do të kishte një largim të mundshëm në këtë sezon e ka qartësuar se dëshiron të jetë pjesë e klubit dhe pse mund të ketë problem me përfaqësimin e tij në Kupën e Botës. Të tjera spekulime për largime nga ekipi janë hedhur poshtë duke shënuar kështu një tjetër opsion që Barcelona të jetë e pandryshueshme në këtë sezon.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.