Largimet që presin të mbushin arkën në Barcelona

Largimet që presin të mbushin arkën në Barcelona

Barcelona është duke sjellë një shumë mjaft të mirë në arkën e saj. Me këtë lëvizje është konsideruar se problemet e tyre ekonomike të këtij sezoni do të marrin fund. Ka qenë pikërisht një periudhë e rëndësishme për ta ku nuk është aprovuar fondi i ulëseve VIP. Pikërisht, kjo ka qenë një ndër pengesat e tyre në këtë sezon sa i përket aspektit financiar. Në këtë sezon kalimesh, ekipi e sheh të arsyeshme që të ketë disë largimë. Janë largime që pritet të sjellin në ekip plot 140 milion euro në ekipin e tyre.

Flick është duke synuar ndërtimin e një skuadre e cila do të jetë më e fortë. Ekip që pritet të mbështetet dhe në prurjet e reja. Kjo lëvizje e tyre për largimin e tre lojtarëve mund ta bëjë shumë më të thjeshtë këtë kalim.

Largimet që presin të mbushin arkën në Barcelona
Largimet që presin të mbushin arkën në Barcelona

Media të ndryshme franceze janë duke theksuar se ekipi ka bërë gati tre emëra që pritet të largohen nga Barcelona. Fermin Lopez, Ronald Araujo dhe Marc-Andre ter Stegen, janë pikërisht tre prej lojtarëve që do të garantojnë 140 milion për Barcelonën.

Fermin Lopez është konsideruar si një pikë mjaft e fortë në ekip. Megjithatë në rast të një oferte të mirë e konsiderojnë shitjen e tij. Janë disa klube europiane që kërkojnë shërbimin e tij. Mbrojtësi Araujo është një tjetër emër që është cilësuar ai mundësi për të qenë larg katalunasve. Portieri i ekipit Ter Steng është duke theksuar se e vlerëson një mundësi larg barcelonës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.