Real Madrid është duke kërkuar vazhdimisht për një qendërmbrojtës të nivelit të lartë. Synimi i tyre do të jetë një emër i rëndësishëm që mund të shërbejë në të ardhmen krah Dean Huijsen. Skuadra e bardhë duket se e ka më të qartë tashmë një lëvizje të tillë ku ka konsideruar si opsion të mundshëm afrimin e Nico Schlotterbeck.
Mbrojtësi i cili aktivizohet me Borussia Dortmund duket se nuk është mjaft i qartë sa i përket rinovimit të tij. Qëndrimi i tij i barazlarguar nga ekipi që ai luan ka ngjallur dyshime të mëtejshme në lidhje me një transferim të tij. Kështu që është Real Madrid i cili është duke vepruar me tepër kujdes për të synuar kështu një afrim të mundshëm.

Alonso në krye të ekipit duket se po sjell një formë mjaft të mire dhe pse është vendosur në drejtim me një humbje të thellë ndaj Atletico Madrid. Edhe pse ishin konsideruar si mjaft solidë më herët, ata arritën të thyheshin në 90 minuta. Një prej më të kritikuarëve në këtë sfidë, padyshim që ishte Huijsen. Lojtari u vendos mes shumë kritikave për shkak të një pozicionimi jo të duhur.
Kjo ka ngjallur më tej interesin e drejtuesëve për të sjellë kështu një tjetër emër në mbrojtjen e tyre. Dëmtimet e shpeshta të Dani Carvajal dhe Trent Alexander-Arnold ka bërë që drëjtuesi teknik të kërkojë një tjetër zvendësues të denjë.
David Alaba dhe Antonio Rüdiger duket se ende nuk e kanë fituar qëndrueshmërinë, cka shihen si dy opsione që mund të jenë larg skuadrës së bardhë.



