Largimi i Jesus nga Real Madrid, lojtar që nuk u angazhua

Largimi i Jesus nga Real Madrid, lojtar që nuk u angazhua ansnjëherë

Real Madrid duket se në këtë shkundje të sezonit të kalimeve ka bërë të mundur dhe një shitje. Ishte pikërisht një lojtar i cili është konsideruar i harruar në klub. Rainieri Jesus ishte një prej yjeve të skuadrës i cili mes pompozitetit është prezantuar atje. Ndersa tashmë mes një marveshje të arritur është bërë e ditur se është finalizuar kalimi i tij në Atletico Mineiro, si një transferim i lirë.

Kontrata e tij më Real Madrid është një marveshje e cila pritet të ndërpritet së shpejti. Kurse ai do të ketë një marveshje prej katër vitesh me klubin e rri që do të nënshkruajë. Bashkimi i tij është bërë në 2020, dhe preznatimi i tij solli një tjetër perceptim. Por, ai nuk mundi të kishte asnjë paraqitje me klubin e parë.

Largimi i Jesus nga Real Madrid, lojtar që nuk u angazhua ansnjëherë
Largimi i Jesus nga Real Madrid, lojtar që nuk u angazhua ansnjëherë

Lojtari në këtë periudhë ka kaluar një kalvar të gjatë në hauzimet që ai ka pasur. Duke u bërë pjesë e skuadrave të ndryshme si Borussia Dortmund, Girona, Fiorentina. Po ashtu në periudhën e tij të fundit ai është bashkuar me Granadën. Ndërsa lojtari tashmë do të shërbejë në një tjetër kampionat jashtë europe.

Real Madrid pritet të bëjë dhe lëvizjen e fundit të tij në këtë largim. Pasi klubi në klauzolë ka përfshirë dhe një shumë prej 50% në rast se ai e bën të mundur një transferim. Kjo duket si një lëvizje e fundit e tyre për të pasur një rimburism të investimin të tyre. Lojtari i cili kushtoi në transferimin e tij plot 30 mililn euro, shihet si një pikë që do të duhet të rikuperohet. Pasi ai nuk është se shërbeu në angazhimin e tij në klubin e bardhë. Real ende nuk i ka shuar shpresat në një lojtar që u investua më së shumti.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.