Inzaghi pas dështimit në Champions League në këtë sezon, zgjodhi që të nisë një rrugëtim të rri. Suksesi I tij nuk mund të festohej me një titull në këtë sezon. Me një pikë në prag për të festuar ai u ndal nga Napoli në Serinë A. ndërsa në finale përballë PSG nuk mundi të thyente francezët të cilët ishin të bindur në fitore. Rrugëtimi I tij pas katër sezonesh në Inter, e gjeti në dy finale të Champions.
Pas dështimit të dytë në Inter ai zgjodhi që të mos qëndronte atje për të rindërtuar ekipin por për të zgjedhur largimin. Ishte pikërisht zgjedhja e një kontrate e cila vlente miliona euro duke vendosur të ardhmen e tij në lindjen e mesme. Nuk ka dyshime që qëndrimi I tij në Inter solli një seri triumfesh. Ai fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën, po ashtu dhe dy herë preku finalen në champions.

Duke provuar ndoshta të gjitha mundësitë ai u dorzua në fatin e tij për të mos prekur suksesin e një treiumfi. Zgjedhja e tij erdhi pas një dështimi dhe pikërisht në një moment kritik. Por, në katër vite me një Inter I cili është ndeshur shpesh me vështirësi ndër të cilat dhe financiare Inzaghi zgjodhi që të qëndronte atje.
Tashmë largimi I tij në al Hilal vendos një tjetër standart për pagesën e trajnerëve. Ai do të ketë një kontartë vjetore prej 30 milion euro duke e vendosur kështu në rendin e më të paguarve në botë. Ai shndërohet I pari trajner I cili prek këto shifra.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.