Barcelona synon që në këtë verë të bëjë disa afrime të rëndësishme. Por, projekti i tyre do të duhet të zbatohet pasi të kenë arritur organizimin e largimeve nga ekipi. Alex Valle nuk do të jetë më pjesë e katalunasve. I ndjekur do të jetë dhe një emër tjetër.
Nuk pritet të jetë një duke qenë se kanë qenë pikërisht tetë emëra të tjerë që janë përfolur për largimin e mundshëm. Marc-André ter Stegen, Ronald Araújo dhe Pablo Torre janë pikërisht emëra që shihen si objektiv për të arritur këto kalime.
Janë mediat spanjolle që po sjellin një lajm të rëndësishëm për një largim që pritet të ndodhë. Arabia Saudite duket se do të bëjë për vete një prej tyre. Andreas Christensen është një emër i rëndësishëm ku shihet si një opsion i lëvizjes në Arabi. Christensen ka kaluar një periudhe tepër të vështirë. Ai ka hasur një seri dëmtimesh që e bëjnë shumë më të vështirë këtë angazhim.

Megjithë këtë ai është vlerësuar si një kalim i mirë në Arabi. Me një kontratë e cila përfundon në fund të 2025, ai shihet shumë më pranë një kalimi të mundshëm. Është pikërisht një kalim i cili mund të hapë mundësinë për më tej. E favorshme është mundësia që ai të ketë angazhim në një kampionat tjeter.
Barcelona kështu është duke realziuar disa prej kalimeve për të finalizuar më tej mundësine e një afrimi më të rëmdësishëm për ekipin katalunas.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.