Inter ka bërë një sezon të mirë dhe një ndër kontribuesit në këtë sukses padyshim që ka qenë ylli i saj, kapiteni Lautaro Martinez. I ftuar në ndeshjet që do të zhvillojë kombëtarja e Argjentinës ai nuk ka mundur ta vazhdojë më tej këtë grumbullim duke qenë se është dëmtuar, një dëmtim i cili është shumë më i rëndë se ai kishte menduar.
Sulmuesi i Interit e shihet si të mundur rikuperimin gjate fazës stërvitore duke qenë se vinte pas një dëmtimi që e kishte akumuluar në ndeshjen e fundit që zhvilloi Inter. Një ndeshje e cila është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Lautaro të jetë një mungesë e cila do të ndihet për ekipin argjentinas. Janë dy sfidat që është vendosur përballë Argjentina dhe janë dy humbje për sulmuesin e ekipit i cili nuk ka mundësi të angazhohet përballë Brazilit dhe Uruguaj. Një mungesë e cila ndihet duke qenë se forma e tij është parë si kyce në ekipin argjentinas duke parë kiminë që ai ka sjellë në ekipin kombëtar dhe rezultatet e arritura në herët. Deri në tani nuk ka një konfirmim sa i përket gjendjes së tij dhe se si paraqitet forma shëndetësore, pasi që dëmtimi nuk ishte muskulor sic pretendohej më parë.

Duket se largimi i tij drejt Italisë për tu ndjekur nga afër prej mjekëve të ekipit zikaltër e bëjnë që gjendja të paraqitet serioze dhe nuk dihet se si do të jetë aktiviteti i tij për pjesën e mbetur të sezonit.
Dëmtimi i tij i cili mendohet të jetë lezion muskular paraqitet shumë më serioz si dëmtim dhe mund të ndikojë më tej jo vetëm në këto eleminatore por dhe në pjesmarrjen e tij në ndeshjen që do të zhvillohet për të përcaktuar gjysmëfinalistet e UEFA Champions League, një përballje me Bayer Munich.