Nicola Leali, portieri I Genoas është bërë protagonist I një rekordi negativ të regjistruar në sfidën që ekipi luajti ndaj Atalantës. Ndëshkimi I gardianit të portës erdhi vetëm tre minuta pasi sfida kishte nisur. Me këtë karton të marrë ai e la ekipin inferior për gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes sa I përket numërit të lojtarëve në fushë.
Edhe pse me një largim nga fusha ai mundi të regjistrojë një rekord I cili konsiderohet aspak pozitiv për dy kartona të marrë në Serinë A. Rekordi I vendosur nga ai është sa I përket përjashtimit nga fusha e lojës në vetëm 2 minuta e 44 sekonda lojë të zhvilluar. Një rekord I cili është shënuar për herë të parë në sezonin e largët të 1944. Në këtë mënyrë ai shndërohet I dyti portier I cili ndëshkohet me karton të kuq në një kohë kaq të shpejtë.

Këtë rekord e ka realizuar po ashtu dhe në sezonin 1996 portieri I Lazio, Luca Marchegiani I cili u ndëshkua duke dalë jashtë fushe me një karton të kuq. Mesa duket rekordi tjetër I tij ka të bëjë me thyerjen e një rekordi në kohën më të shpejtë. Duke qenë se ka pasur një interval mjaft të gjatë kohor në thyerjen e rekordeve, ai ka mundur ta thyejë vetëm pas dy orësh.
Portieri I Udinese, Maduka Okoye është përjashtuar nga loja pas tetë minutash në përballje me Fiorentinën. Por, mesa duket ishte një rekord negativ I cili është thyer menjëherë.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.