Janë mediat e ndryshme të cilat sjellin në fokus një lëvizje të mundshme të sulmuesit portugez. Rafael Leao është një ndër emërat i cili është duke u përfolur për një kalim të mundshëm. Shuma prej 100 milion eurove mesa duket është një kusht i vendosur prej ekipit kuqezi.
Pavarësisht se shuma e tij e lirimit është 175 milion euro. Ata janë në djeni se është cilësuar si një shumë e lartë që ekipet nuk mund ta paguajnë në afatin kalimtar të verës. Ndaj dhe ata do të jenë të kënaqur me ofrimin e një shume të tillë për sulmuesin. Ka qenë vetë Leao i cili më herët ka shprehur dëshirën e tij për të qenë larg ekipit në këtë sezon. Mesa duket situata e Milan nuk është një arsye që ai të ketë një qëndrim më të gjatë.

Bayern Munich është një ndër ekipet më të interesuar i cili do të kërkojë të marrë shërbimin e tij. Janë burimet e ndryshme që vijnë prej klubit gjerman që sjellin në foksu një afrim mjaft te rëndësishëm. Ata janë duke sjellë një ofertë mjaft të favorshme për të siguruar shërbimin e tij në ekipin bavarez.
Drejtuesit e bayern e kanë sjellë si një ndër afrimet më të rëndësishme. Kjo është ndjekur dhe me disa lëvizje të tyre të cilët kanë ndjekur nga afër shërbimin e tij. Klubi i cili është duke kaluar një tranzicion të thellë është duke projektuar ndryshime. Në varësi të ndryshimeve ata kërkojnë që forma e tyre në sezonin e ardhshëm në Champions të jetë shumë më elitare.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.