Milan në këtë sezon nuk ka qenë në formën e tyre më të mirë. Seria A është një plan I dështuar për ta në këtë sezon duke qenë se janë në vendin e nëntë. Shpresa për një vend mes më të mirëve në europë morri jetë për ta pas triumfit në derbin. Ata arritën të mposhtin Inter jashtë me një rezultat të thellë 3-0. Kjo ishte fitorja e tyre e tretë përballë zikaltërve në këtë sezon.
Një sfidë për ta do të jetë Kupa e Italisë, në një sezon që ka qenë tepër I lëkundur për kuqezinjtë. Sfida e tyre vazhdon të jetë dhe ajo ekonomike, një fomrë e mirë për këtë mbetet të jetë dhe shitja e disa yjeve që ka në ekip. Mendohet se një prej tyre pritet të jetë dhe Rafael Leao. Portugezi ka ngjallur tepër interes në ekipin anglez të Chelsea.
Kanë qenë pikërisht ata që janë shprehur të gatshëm për të hyrë në diskutme me menaxherin e lojtarit Jorge Mendes. Njëherësh, janë dhe drejtues të milan që e kanë konfirmuar një largim të tillë në këtë fazë të kampionatit. Kjo është një mënyrë që blutë të afrojnë në ekipin e tyre një prej lojtarëve më të mirë të Serisë A.

Leao në këtë sezon ka mundur që të jetë në një formë tepër të mirë. Në 45 ndeshje të këtij sezoni ai ka mundur që të shënojë plot 11 gola dhe të asistojë në 11 të tillë. Milan I kishte blinduar atë me një kontratë deri në vitin 2028, ku përfshin dhe një klauzolë për blerjen e tij prej 175 milion euro.