LeBron James thyen një rekord të jashtëzakonshëm në NBA

LeBron James ka hyrë në historinë e NBA, duke arritur të mbledhë plot 50.000 pikë në total në të gjithë ndeshjet që ai është angazhuar. Pikë të shënuara gjithashtu dhe në ndeshjen e tij të fundit përballë Orleans Pelicans. Kjo shifër u arrit prej basketbollistit 40 vjecar në një sfidë ku Lakers fituan me një rezultat 135-115, një pasim I Doncic e ndihmoi atë që të shënonte nga 7.6 metra largësi me një pikë e cila e ndihmoi të shkruajë historinë gjithashtu.

Në këtë ndeshje ai ishte gjithashtu dhe shënuesi më I mirë ku mundi që të shënonte plot 34 pikë duke cuar një seri totale prej 60,149 pikë, 6000 më shumë se Abdul Jabbar I cilësuar si legjenda që renditet në vendin e dytë.

Në këtë rekord pikësh të shënuara pre Lebron James prej 41,871 pikësh në sezon të rregullt, të cilat do të shtohen dhe 8162 pikë prej play off-eve. Ky është një ndër momentet më kulminante në karrierën e amerikanit I cili ka dhënë shumë për basketbollin duke qenë një ikonë e NBA. Në këtë performacë të tij duke grumbulluar pikët e fundit, një faktor I rëndësishëm ka qenë padyshim Luka Doncic I cili kntribuoi në 15 asiste që James të mundte të shënonte. Në këtë përballje Lakers shënuan gjithashtu fitoren e tyre të shtatë me radhë duke u pozicionuar në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Përgëzime të ndryshme qarkullojnë në rrjet për këtë arritje të LeBron James duke e përgëzuar për suksesin e arritur dhe përpikmërinë e treguar në lojën e tij duke arritur një shifër të kombinuar në dy sezonet të 50.000 pikëve.