Ish mesfushori I kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj ka marrë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai është vendosur si drejtues në klubin italian Leon. Vendosja e tij në krye të drejtimit teknik ka ndodhur fill pas shkarkimit të Matteo Vullos. Kjo për ish mesfushorin do të jetë dhe hapësia e tij e parë në drejtimin e një klubi.
Skuadra e cila dukej se kishte ngecur dhe nuk po gjente veten, pas një serie prej pesë barazimesh. Drejutesit ja besuan këtë detyrë të rëndësishme Memushaj I cili vlerësohet për mënyrën e tij të drejtimit dhe aftësinë. Mungesa e një mardhënie të frytshme në grup coi më tej dhe dështimin e tyre në pesë ndeshje.

Leon është një prej klubeve I cili ka një historik mjaft të gjatë në trajnerët e skuadrës. Janë me dhjetra zvendësime që ata kanë ndërmarrë duke e bërë kështu Memushaj një prej tyre. Vendosja e tij është bërë në formë basti dhe për të testuar nëse do të ketë plotësisht aftësinë e tij në drejtimin e një ekipi.
Memushaj vjen në krye të klubit italian pasi mbylli një seri të gjatë angazhimi në futbollin e luajtur. Ai shërbeu në Pescara për 238 ndeshje duke u faktorizuar si lojtar në këtë ekip. Kjo nuk do të jetë eksperienca e tij e parë në rolin drejtues duke qenë se më herët ai ka drejtuar të rrinjtë në Pescara. Po ashtu ka pasur dhe një rol mbështetës në ekipin që Di Biago drejtoi Dinamo. Tashmë, do të sprovohet në kategorinë e katërt.



