Champions League duket se ka gjetur një tjetër hero të rri. Lojtari i rri i cili ka sjellë një formë mjaft të mirë duket se do të jetë një ndër zërat më të rëndësishëm për të ardhmen e futbollit. I vendosur në ekipin e Bayern Munich Lennart Karl edhe një herë ka dëshmuar se do të jetë në një të ardhme të afert potenciali i duhur.
Edhe pse i rritur në akademitë gjermane ai ka sjellë përherë një formë mjaft të mirë dhe i vendosur në qendër të vëmëndjes. Karl ka mundur që në sfidën e fundit të vendosë një rekord të rri duke lënë mbrapa Kilian Mbappe, si futbollisti më i ri i cili mund të shënojë në tre ndeshje radhazi të Champions.

Adoleshenti i Bayern ka mundur të sjellë një formë mjaft të mirë vazhdimisht. Vleresimi ndaj tij nuk ka ardhur vetëm prej Kompany duke e konsideruar si mjaft të talentuar dhe të vendosur. Vetëm 17 vjec e 290 ditë ai arriti të realizojë në fitoren 3-1 në Mynih ndaj Sporting. Rekord i cili më herët Mbappe e ka shënuar në moshën 18 vjec e 113 ditë. Është pikërisht një rekord i cili prej yjeve të tanishëm si Ronaldo apo Messi është shënuar 21 e 22 vjec.
Karl duket se është një zbulim i rri i cili ka mundur të sjellë tjetër shpresë për akademinë gjermane. Lojtari ka tre gola në katër ndeshje që është aktivizuar në Europë. Po ashtu dhe në Bundësligë ka mundur të shënojë duke sjellë kështu dy gola në 11 ndeshje.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.