Leon Myrtaj, sulmuesi 18 vjecar ka vendosur që të ndryshojë kombëtaren që ai përfaqëson. Zgjedhja e tij ka qenë për t’u larguar nga Shqipëria për t’u zhvendosur drejt Hungarisë. Një ikje tjetër e befasishme e cila shoqëron kështu dhe një seri tjetër largimesh të ndodhur gjatë kësaj periudhe.
Talenti i cili është duke u angazhuar në Tottenham Hotspur ka zgjedhur që të zhvendoset nga ekipi përfaqësues. Më herët ai ishte angazhuar me Kombëtaren Shqiptare U19 duke vazhduar tashmë me një tjetër përfaqësuese.

Myrtaj në zgjedhjen e tij ka vendosur të shkojë drejt kombëtares së Hungarisë. Zgjedhje që e ka bërë shkak i origjinës së nënës së tij. Lajmi është zyrtar dhe është bërë publik dhe prej faqes zyrtare të klubit anglez.
Lojtari i akademisë do të bashkohet me Hungarinë ekipin kombëtar U19 për herë të parë. Pasi më parë ai ishte duke përfaqesuar shqipërinë në këtë nivel. Me të rrinjtë e shqipërisë ai ka qenë shpesh i grumbulluar dhe ka dëshmuar se mund të sjellë një formë mjaft të mirë. Performancë e cila është vlerësuar dhe konsiderohet si një mundësi për të pasur sukses dhe në Hungari.
Ne dhjetë ndeshje që ai është angazhuar me ekipin kombëtar të moshave ka mundur të shënojë 4 gola. Myrtaj është një talent i rri dhe tepër premtues për të ardhmen e futbollit europian.



