Fenerbahce nuk është se ishte në sezonin e saj më të mirë. Forma e saj nuk ishte e qëndrueshme dhe shpesh u përfol për një mundësi largimi të drejtuesit të saj teknik. Mirë po Jose Mourinho është duke përcaktuar se si do e transformojë ekipin për sezonin e ardhshëm. Ata kërkojnë që të bëjnë një ofertë për Leroy Sanes. Lojtari i Bayern Munich pritet të largohet si lojtar i lirë nga Bavarezët këtë sezon.
Fenerbahce e sheh atë si një objektiv të rëndësishëm dhe si një pjesë e cila do të shërbejë për ndryshim në ekipm forma e tij dhe kërkesa që ka ekipi për ndryshim shihen si zgjedhja e duhur. Gjiganti turk është duke përgatitur një ofertë të rëmdësishme prej 15 milion euro në sezon. Kjo është një shifër e cila pritet të shërbejë si një joshje për sportistin.

Por, njëherësh shuma që ata sjellin është tregues i gjendjes së tij dhe planit që gëzojnë për të ndryshuar formën. Sigurisht premtimi i një projekti të rëndësishëm për të ardhmen mund të jetë një ftesë për vazhdimin e tyre.
Nuk pritet të jetë i vetmi ekip i kampionatit turk që drejton një ofertë ndaj tij. Galatasaray do të përcjellë një tjetër ofertë e cila do të jetë në të njëjtat shifra gjithashtu.
Por, mesa duket supriza pritet të jetë prej Arabisë Saudite. Klubet atje mendohet se do të sjellin nkë ofertë për ta bërë pjesë të tyre lojtarin. E vetmja që ka ngelur për njoftimin zyrtar është njohja me të gjitha ofertat e paraqitura deri më tani.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.