Levanadovski, e ardhmja e tij nën interesin e Arabëve

Levanadovski, e ardhmja e tij nën interesin e Arabëve

Robert Levandovski është vendosur në lupën e Arabëve. 36 vjecari është vendosur në aludimet se një largim i tij nga skuadra është i mundur në këtë sezon. Sulmuesi i cili ka një kontratë dhe për një vit me katalanasit, është vendosur në planin e disa ekipeve për transferimin e tij. Madje dhe disa klube të Arabisë Saudite janë duke e ndjekur lojtarin dhe mendojnë për një afrim të tij.

Levandovski nga ana tjeter ka shprehur dëshirën e tij për qëndrimin në ekip. Ai duket se ka një stabilizim në skuadrën spanjolle. Por jo vetëm, pasi dhe situatat e tij sociale shihet si më e konsoliduar me vendosjen e tij në spanjë.

Forma e tij në Barcelona dhe shërbimi i tij si deciziv në disa ndeshje është shndërusr kështu në dëshirën e shumë ekipeve për ta pasur. Me një sezon i cili ishte mjaft i mirë për të duke realizuar kështu një seri prej 42 golash. Edhe pse i vlerësuar nga Flick, kërcënimi për largimin e tij është një mundësi.

Levanadovski, e ardhmja e tij nën interesin e Arabëve
Levanadovski, e ardhmja e tij nën interesin e Arabëve

Merkato arabe mbyllet në 23 shtator dhe shihet si një mundësi që të jetë përforcim i një prej klubeve atje. Një mundësi e mirë financiare mund të verë në një pikë pyetje shërbimin e tij. Kjo ka sjellë që dhe lëkundja e klubit të jetë e pranishme. Pavarësisht se Flick e ka në planin e tij për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi gjerman mund të shërbejë si një shpëtim për financat e klubit katalanas. Nëse një ofertë e majme shfaqet për të në klub. Ende nuk ka një zyrtarizim sa i përket një oferte të mundshme në klub.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.