Levandovski largohet nga kombëtarja, zbulohet e vërteta

Levandovski largohet nga kombëtarja, zbulohet e vërteta

Futbolli Polak duket se do të përjetojë një humbje tepër të rëndësishme. Ylli më i madh i saj Robert Levandovski pritet të tërhiqet prej saj. Ka qenë pikërisht ai që ka njoftuar tërheqjen e tij të cilën e ka lidhur me qëndrimin e Michal Probierz me postin e trajnerit.

Levandovski nuk morri pjesë në grumbullimin e qershorit që organizoi ekipi kombëtar. Fillimisht ishin supozimet se mungesa e tij në ekip do të vinte për shkak të lodhjes së tij fizike gjatë këtij sezoni. Duke qenë se Barcelona ka pasur një intensitet të lartë ndeshjesh.

Por, mesa duket e vërteta qëndron diku tjetër. Ai nuk do të jetë pjesë e ekipit pasi janë bërë publike disa mosmarveshje të tij me Probierz. Ka qenë fillimisht një veprim i cili e ka nxitur të gjithën. Drejtuesi teknik nuk i ka besuar më shiritin e kapitenit duke ja dhënë atë Piotr Zielinskit. Mesa duket ky ka qenë një ndër veprimet që ka ndikuar më së shumti në vendimin që ka marrë ai.

Levandovski largohet nga kombëtarja, zbulohet e vërteta
Levandovski largohet nga kombëtarja, zbulohet e vërteta

Levandovski ka deklaurar në një njoftim të tij se në të ardhmen do të mund të ketë një rikthim në ekipin e tij kombëtar. Por e gjitha ka të bëjë me mbarimin e epokës që është duke qenë atje.

Ai ka vendosur që të mos të bëhët pjesë e grumbullimit duke vleresuar të gjitha kushtet që ndodhen atje. Gadishmëria dhe vlerësimi i tij për rikthim në ekipin kombëtar ekziston. Po ai të gjithën e lidh me vendosjen e një drejtuesi të rri. Në dukje një qëndrim i tij në lidhje me pakënaqësinë e akumuluar.