Pas Largimit të Erik Ten Hag është ekipi I Leverkusen I cili ka nisur dhe kërkimin e tij për të siguruar një tjetër trajner. Ten Hag ishte pjesë e skuadrës për vetëm dy ndeshje dhe më pas është marrë vendimi për vendosjen e tij jashtë klubi. Tashmë, është përzgjedhur që Kasper Hjulmand të jetë drejtuesi I rri I skuadrës.
Ish drejtuesi I kombëtares së Danimarkës do të marrë drejtimin e klubit për të vazhduar më tej. Edhe pse ka pasur një seri emrash që kanë qarkulluar në media të ndryshme sa I përket vendosjes në krye të ekipit. Ka qenë klubi gjerman I cili nuk ka marrë asnjë emër në konsideratë. Ata kanë bërë përzgjedhjen e Hjulmand si një prej figurave të rëndësishme që do të duhet të bashkohet me klubin.

E mërkura pritet të jetë dhe nisja e seancës së parë stërvitore të tij me ekipin. Ku ata fillojnë përgatitjen e menjëhershme me ndeshjen e ardhshme në Bundesligë. Hjulmand pritet të konsiderohet si një drejtues I cili do të sjellë stabilitetin e munguar në skuadër. Njëherësh drejtuesit besojnë se drejtimi I tij do të rikthejë ekipin drejt rezultateve positive.
Ten Hagen ishte pasues I Xavi Alonso I cili tashmë ndodhet në Real Madrid. Këtë merkato vere në Bayer Leverkusen erdhën një sërë ndryshimesh që e bënë të ishte një ekip tërësisht me disa largime të rëndësishme. Vendosja e Ten hag në ekip nuk e vendosi në asnjë pozitë të favorshme për të arritur të shndërohej në një drejtues të denjë. Që prej fillimit ai nuk kishte mbështetjen e disa prej drejtuesëve në skuadër.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.