Florian Wirtz është shndëruar në lojtarin që secili klub I madh eruopian e dëshiron. I rriu I cili luan me Bayer Leverkusen ka mundur të spikasë më së miri duke treguar formën më të mirë në fushën e lojës. Oferta të ndryshme ka për të në kampionate të ndryshme, por më I zëshmi deri tani është lëvizja e tij në Real Madrid.
Bëhët fjalë për transferimin e Xavi Alonso në zvnedësimin e Carlo Ancelottit. Një transferim I cili supozohet se do e bëjë shumë më të thjeshtë dhe pozicionimin e Wirtz në ekipin e Los Blancos. I mundur mund të jetë dhe një qëndrim brenda Bundesligës, ai mund të bashkohet me rivalin e tanishëm Bayern Munich.

Gjithësesi, është e sigurt se do të ketë një largim të tij në sezonin e ardhshëm dhe për këtë Leverkusen është duke bërë përgatitjet. Ekipi së fundmi ka bërë zyrtare afrimin dhe zvendësimin e Wirtz në ekip.Ibrahim Maza do të jetë talenti I cili bashkohet më tej me ekipin e Leverkusen. Një zgjedhje e cila vjen prej Hertën e Berlin. 19 vjecari do të bëhët pjesë e ekipit të Leverkusen dhe tashmë ka ardhur me një ofertë zyrtare.
I riu është pjesë e kombëtares Algjeriane dhe ka kushtuar plot 12 milion euro për Leverkusen. Një kalim prej Bundesligës 2, në kampionatin elitar është një mundësi më shumë dhe vlerësim për talentin e tij. Tashmë, ekipi mund të ketë qetësinë e duhur për mundësinë që shfaqet në largimin e mundhshëm të Wirtz.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.