Granit Xhaka zgjodhi që të ishte larg Bayern Leverkusen për këtë sezon, mesfushori I cili e kishte shprehur herët këtë dëshirë. Duke qenë se hapësira nuk kishte munguar në ekipin gjerman ai kërkoi një tjetër eksperiencë. Vendosja e tij u bë në Premier Ligë, rikthimi I tij por tashmë në një ekip të sapo promovuar. Xhaka ka zgjedhur mes dhjetra ofertave që të pranojë një rol shumë më të rëndësishëm në ekip. Pikërisht I vendosur përballë kësaj ai do të ketë mundësi që të shërbejë në rolin e liderit.
Sunderland një ekip I cili sapo është promovuar kërkoi që të kishte një lider në fushën e lojës. Dëshira e tyre ishte të afronin një lojtar që ka eksperiencë dhe Xhaka dukej perfekt për ta. Lojtari shqiptar do të ketë mundësinë që të mbajë drejtimin e skuadrës angleze. Por, në kampion gjerman janë bërë të gjitha lëvizjet e nevojshme për zvendësimin e tij.

Leverkusen duket se në këtë sezon do të vijë në një format krejt ndryshe duke qenë se pati tepër largime nga ekipi gjatë këtij sezoni kalimesh. Robert Andirsh është synimi I tyre në këtë afrim duke sjellë në ekip një zvendësues të denjë të Xhakës. Andrish është mesfushori defensive që është konsideruar si rasti I duhur për afrimin e tij në Leverkusen. Në fazën përgatitore ai ka treguar një formë mjaft të mirë dhe mendohet se do të mbajë dhe rolin e drejtuesit të ekipit. Një lëvizje e cila besohet se do të jetë ndihmuese për Leverkusen.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.