Bayern Leverkusen nuk ka humbur kohë për të sjellë kështu zvendësin e Florian Wirtz në ekip. Transferimi I tij ishte më I bujshmi në këtë sezon kalimesh. Vendosja e tij në Liverpool për 150 milion euro, la një boshllëk në ekipin e Leverkusen. Por, tashmë klubi gjerman ka ardhur shumë më I plotë duke sjellë kështu dhe një zvendës të denjë të tij.
Duket se marveshja është arritur me PSV Eindhoven për të realizuar kështu transferimin e Malik Tillman. Mesfushori konsiderohet si një afrim I denjë duke u shndëruar në një element kyc në ekip. Tillman I cili është me origjinë gjermane, është rritur në akademinë e Bayern Munich. Qëndrimi I tij në PSV ka sjellë kështu dhe fitimin e dy titujve resht për ekipin.
Leverkusen, I cili e sheh të nevojshëm rindërtimin pas ikjes së Wirtz, nuk ka humbur kohë. Afrimi I mesfushorit të rri pritet të kushtojë 40 milion euro. Mediat e cilësojnë si një marveshje e cila është mundur të finalizohet, duke përmbushur kushtet e të dy klubeve.

Tillman, vlerësohet si një prurje mjaft e rëndësishme që do të shërbejë në projektin e Leverkusen jo vetëm këtë sezon. Karakeristikat e tij në mesfushë e vendosin shumë më të bindur stafin drejtues se janë duke sjellë një talent të rri në klub. Ajo që synohet është që shërbimi I tij të jetë I favorshëm për Bundesligën. Leverkusen në këtë sezon ka qëllim objektiva të reja për një ekip I cili do të jetë kompetitv. Afrimet janë duke afirmuar një skuadër e cila do të jetë tepër kërkuese.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.