Qëndërmbrojtësi Albian Hajdari duket se ka bërë zgjedhjen e tij sa I përket përfaqësimit kombëtar. Lojtari duket se ka bërë zgjedhjen e tij për të përfaqësuar kosovën në nivelin ndërkombëtar. Mesa duket kosova është bërë shumë më tërheqëse për lojtarët e rinj që janë duke korrur suksesin e tyre jashtë kufijëve. Kujtojmë se rasti I Hajdarit është I dyti I cili braktis Zvicrën për t’u afruar kështu me Kosovën. Më herët në këtë rrugë ka ecur dhe Leon Avdullahu I cili u angazhua dhe në dy grumbullimet e fundit të ekipit të Kosovës.
Hajdari I cili aktivizohet me Hoffenheim ka treguar një formë mjaft të mirë atje. Emëri I tij ka qenë shpesh I lakuar sa I përket të ardhmes që do të kishte duke u shndëruar kështu në një prej lojtarëve me interes për ekipin e Kosovës. Mediat tashmë raportojnë se zgjedhja e tij është bërë dhe ai do të jetë pjesë e Kosovës në këtë grumbullim. Mediat zviceriane e kanë ngritur si alarm largimin e tij duke qenë se shihej si një prej talenteve me shumë peshë për ekipin.

22 vjecari duket se do të jetë pjesë e kombëtares që në këtë grumbullim duke u bërë pjesë e ndeshjeve kualifikuese. Kosova ka mundur të sigurojë një formë mjaft të mirë në dy daljet e para dhe tashmë ekipi do të jetë I gatshëm që të shkojë më tej në këtë zhvillim. Skuadra do të jetë më e plotësuar dhe e gatshme për të siguruar një vend në këtë edicion botërori.



