Lëvizje e bujshme, Ter Stegen mund të largohet gjatë janarit

Lëvizje e bujshme, Ter Stegen mund të largohet gjatë janarit

Afati kalimtar I janarit mund të sjellë gjithashtu dhe një lëvizje mjaft të bujshme për Barcelonën. Ekipi katalanas mund të përballet me një lëvizje të bujshme që është ajo e Marc Andre ter Stegen. Portieri gjerman ka ngritur më tej dyshimet për një zhvendosje të tij nga klubi katalanas. Rikthimi I tij në fushën e blertë mendohet se do të jetë dhjetori. Pas një kohe mjaft të gjatë rikuperimi ai do të shndërojë shërbimin e tij duke sjellë kështu një mundësi për Flick.

Por, mesa duket mungesa e gjatë e tij dhe një kalvar mjaft I gjatë me të ka bërë që Flick mos e këtë në listë. Rkthimi në një ekip ku Joan Garcia është vendosur në planin e parë nga Flick mund të jetë I vështirë për të. Klubi katalanas në anën tjetër e ka konsideruar si një prej lëvizjeve që do të duhet të favorizojnë ekipin sa I përket pagesave.

Lëvizje e bujshme, Ter Stegen mund të largohet gjatë janarit
Lëvizje e bujshme, Ter Stegen mund të largohet gjatë janarit

Lojtari është vendosur si një ndër më të paguarit në skuadrën spanjolle. Ndaj dhe një lëvizje e tillë mund të shihet gjithashtu si një mundësi për të hapur më shumë rrugën drejt një tjetër mundësie. Shërbimi I tij në Barcelona daton që prej 2014 duke sjellë kështu një kohë mjaft të gjatë dhe ka shërbyer në shumë trofe të ekipit.

Megjithëse ka qenë dëmtimi I tij që ka krijuar një boshllëk të rëndësishëm në skuadër. Lëvizje e cila ka detyruar më tej drejtuesit që të shkojnë drejt zvëndësimeve të duhura për të pasur një portë të sigurt.