Mosha e yllit gjerman është bërë një shkak I mundshëm që ai të mos jetë më pjesë e ekipit, deri më tani ai ka pasur një formë të mirë në ekipi katalasn, por mesa duket Hans Flick kërkon në brendësi të ekipit një frymë të re dhe të gjenerojë një moshë shumë më të vogël se ajo e yllit gjerman. Deri më tani nuk ka një konfirmim në lidhje me këtë dhe sa I përket qëndrimit të tij në klubin katalanas. Lewandowski është bërë pjesë e klubit në sezonin e 2022, tashmë janë pesë sezone dhe ai ka mundur të shënojë 133 gola dhe të asistojë 93 pasime, një formë kjo tepër e mirë.
Mosha e re nuk është kriter në Barcelona por shihet si e domosdoshme për një ecuri të mëtjeshme duke qenë se në ekip ka një moshë të re përgjithësisht, Darwin Nunez është një ndër emërat më të përfolur për qëndërsulmuesin e Barcelonës. Asgjë e konfirmuar në lidhje me afrimin e një lojtari të Liverpool. Atje ai ka pasur një formë të mirë por mesa duket në këtë sezon nuk ka shërbyer sa duhet në ekipin që është duke drejtuar Premier Ligën dhe shpresojnë se do të ketë një ndryshim në sezonin e ardhshëm.

Klubi anglez kërkon që Nunez të shitet dhe e kanë nxjerë në shitje të rriun, nëpërmejt agjentëve ata kanë kontaktuar në klubin katalanas dhe supozohet që të shitet në vazhdim te ta. Ende nuk ka një përcaktim të qartë të kësaj situate se si do të shkojë kjo transfertë e mundshme dhe fati I Lewandowski në ekip.