Lewandowski refuzoi dy klube saudite, 100 milion euro

Lewandowski refuzoi dy klube saudite

Këtë verë Robert Lewandowski ishte nën radarin e dy klubeve të rëndësishme Arabe për të kryer kalimin e tij. Sulmuesi I cili është duke u angazhuar në Barcelona ka pasur një sezon mjaft të mirë. Ai ka dëshmuar vazhdimisht se mosha e tij nuk është aspak një agjent negative për të sjellë një formë mjaft të mirë në skuadër. 37 vjecari arriti të shënojë 101 gola në 147 daljet e tij duke arritur të përmbushë dhe rekordin e tij personal.

Vetëm gjatë sezonit të shkuar ai arriti të kontribuojë në La Liga me shënimin e 27 golave. Një seri golash që për shumë pak diferencë e bënë që të humbasë kështu mundësinë për një titull të rëndësishëm në karrierën e tij. Ylli polka gjithnjë e më shumë është vendosur në një presion se si do të jetë e ardhmja e tij.

Lewandowski refuzoi dy klube saudite
Lewandowski refuzoi dy klube saudite

Kontrata e tij e cila mbaron në këtë qershor me Barcelonën ka dhe opsionin e zgjatjes me një tjetër vit. Kjo e ka bërë që të jetë në ndjekje nga skuadra të ndryshme për të përfituar shërbimin e tij. Mediat bëjnë me dije se gjatë këtij sezoni kalimesh ai ka refuzuar kështu kontrata të cilat kapin shifrat e 100 milion eruove në sezon. Një mundësi që është sjellë në tavolinë për të nga klubet e Arabisë Saudite.

Al Hilal dhe Al Nassr kanë qenë dy klubet që ofruan për të një shumë e cila mund të ndryshonte rrjedhën e këtij sezoni kalimeshm. Mirë po për polakun zgjedhja vazhdon të jetë Barcelona dhe në këtë sezon.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.