Lille dhe PSG përfundojnë me një barazim derbin

Lille dhe PSG përfundojnë me një barazim derbin

PSG nuk ka mundur të arrijë më shumë se një barazim 1-1 në udhëtimin e saj drejt Lille. Pjesa e parë ishte ajo e cila u zhvillua mjaft e qetë dhe me pak raste shënimi mes të dy skuadrave. Edhe pse për të dy ekipet kishte raste që mund të kalonin në epërsi por nuk mund të shënonin gol. Por, të 45 minutat e para të sfidës arritën të mbylleshin me të njejtëin rezultat të nisjes.

Pjesa e dytë solli disa ndryshime në PSG, ku Enrique vendosi të aktizionte tre yjet e ekipit në fushën e lojës. Vitinha, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes ishin shpresa e teknikut për të sjellë dhe më pas zhbllokimin e shifrave. Ishte mbrojtësi portugezi I cili arriti të shënojë një gol spektakolar na një gjuajtje e lirë. Minuta e 66 shënoi kështu për PSG dhe mundësinë e tyre për të kaluar në epërsi.

Lille dhe PSG përfundojnë me një barazim derbin
Lille dhe PSG përfundojnë me një barazim derbin

Edhe pse vendasit nuk është se u stepën prej epërsisë të krijuar duke kërkuar më tej që të ndryshonin fatin e tyre. Vetëm 20 minuta lojë u desh që ata të mund të barazonin dhe shifrat e sfidës. Deri në fund të lojës nuk pati gola dhe ndryshim të rezultatit. PSG dhe pas barazimit është ende lider në kampionat duke qëndruar vetëm një pikë më shumë se Marseille. Ndërsa Lille në tabelë qëndron në vendin e shtatë me 11 pikë. Liga e parë është duke sjellë disa sfida mjaft interesante dhe një sezon që mund të ketë supriza në renditje.