Lille nuk I’a del në shtëpi, kualifikohet Dortmund

Lille nuk I’a del në shtëpi, kualifikohet Dortmund

Një ndër përballjet më interesante të kësaj mbrëmje padiskutim ishte dhe ajo mes Lille dhe Dortmund, në përballjen e parë kishin regjistruar një barazim 1-1 dhe rikthehen përsëri për të përcaktuar fituesin e sfidës. Aspak e thjeshtë kjo për vendasit të cilët do të prisnin një skuadrë niveli gjerman, pavarësisht se rrugëtimi I Lille kishte qenë tepër I mirë dhe ka mundësuar vazhdimisht një seri rezultatesh duke mundur dhe ekipe të mëdha në këtë kompeticion.

Sfida nisi herët me një gol që prej minutës së pestë të David I cili kërkoi të gjente portën dhe mundi pas një asist të Ismaily, një gol që e coi në epërsi dhe krijon më shumë besim për vendasit duke kaluar në avantazh herët. Por gjatë gjithë pjesës së parë intensiteti I lojës nuk ishte në nivelin e duhur duke krijuar shpesh dyshime në lidhje me të dy ekipet. Pjesa e parë u mbyll në atë rezultat duke sjellë kështu mundësinë e rikuperimit në pjesën e dytë për të dy ekipet.

Dortmund ishte shumë më kërkues në rikthimin gjatë pjesës së dytë duke kërkuar që të kalojë në avantazh dhe të ketë mundësinë e epërsisë, u desh një ndërhyrje e parregullt e cila I dha mundësinë Cane që të conte topin në rrjetë duke barazuar shifrat e kësaj përballje. Loja u bë më interesante me një Lille e cila kërkoi vazhimisht por nuk mundi që t’ia dalë me një Dormund I cili mundi të shënojë dhe golin e fitores në minutën e 65, ishte Beier ai I cili vendosi për fatin e kësaj përballje ku e con dortmund në cerekfinale. Me këtë kualifikim Dortmund do të ketë mundësi që të ndeshet me Barcelonën për të përcaktuar gjysmëfinalisten.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.