Lindon Emërllahu I cili debuton për Cluj në Kampionatin Rumun ka pësuar një dëmtim në sfidën e tij të fundit. Ky dëmtim është konfirmuar dhe prej presidentit të ekipit pas momenteve të ankthit që u krijuan në fushë. Sfidë ku CFR Cluj arriti të fitonte ndaj Univ. Craiova, me golin e shënuar nga shqiptari tjetër Korenica. Korenica përvec se shënoi golin e dytë në këtë sfidë asistoi dhe në golin e parë. Duke u shndëruar kështu në lojtarin më të mirë të javës që lamë pas në Kampionatin rumun.
Skuadra e Dan Petreskut arriti të mposhtë kundërshtarin, por në një moment dulei me Oltenin I cili rezikoi dhe karton. Krijoj këtë dëmtim të Emërllahut. Mesfushori me origjinë nga Kosova u lëndua rëndë ku u kërkua dhe zvendësimi I menjëhershëm I tij në minutën e 73. Kjo më pas është konfirmuar dhe nga presidenti I ekipit.
Presidenti I ekipit qartësoi të gjithë dëmtimin që ka ndodhur me mesfushoirn. Duke theksuar se ka pësuar një dëmtim tepër të rëndë. Në tetnativë të ngrihej një prej kundërshtarëve e ka shkelur atë në kycin e këmbës. Kjo ka shkaktuar një dëmtim tepër serioz për të dhe nuk dihet si do të vijojë më pas angazhimi I tij.

Ende ekspertiza mjekësore nuk e ka përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe ndërhyrjet e nevojshme. Thjesht, dëmtimi ka ardhur në një mënyrë tepër të pafajshme prej tij. Nuk ka pasur një ndërhyrje aktive prej Emërllahu, thjesht ka qenë kundërshtari që ka sulmuar atë. Në ditët në vijim do të bëhet më e qartë situata që ka ndodhur me të.