Lindon Emërllahu lojtari I CFR Cluj është gati që të kryejë një transferim mjaft të rëndësishëm drejt Polissya Zhytomyr. Ekipi I cili ndodhet në ligën e parë të ukrainës është I gatshëm që të afrojë lojtarin duke e konsideruar si një përforcim mjaft të nevojshëm për skuadrën e tyre. Shuma e transferimit të tij është bërë e njohur prej mediave rumune duke I vendosur një cmim prej 1.5 milion euro.
Emërrlahu është tashmë drejt konfirimit të transferimit, ku pritet të nënshkrujaë në ditët në vijim. Kjo mungesë e tij do të ndihet në ekipi ku nuk do të jetë e mundur që të bashkohet me ndeshken e fundit të këtij sezoni me skuadrën e tij. Sfidë e cila do të luhet kundër Botosanit. Polissya Zhytomyr ekipi I cili ka kërkuar për transferimin e tij renditet në vendin e tretë në Ukrainë.

Zhvillimi I 16 ndeshjeve të para e ka vendosur ekipin në kuotën e 30 pikëve. Cka I bën që të jenë vetëm pesë pikë më pak se kryesuesit momentalë të tabelës. LNZ Cherkasy është duke udhëhequr këtë listë me pikë të barabarta me Shakhtar Donetsk. Mesfushori I kosovës nuk ishte vetëm preferencë e ukrainasve, por dhe FCSB ishte I gatshëm që të sillte një shërbim të tillë në ekip.
Emërllahu në rrugëtimin e tij në CFR Cluj ka mundur të regjistrojë një formë mjaft të mirë. Ai ka luajtur 40 ndeshje dhe ka mundur të shënojë gjashtë gola duke dhenë dhe tre asiste.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.