Lindon Emërllahu drejt Ukrainës, pritet pagë rekord

Lindon Emërllahu drejt Ukrainës, pritet të fitojë pagën rekord

Periudha e shërbimit të Lindon Emërllahut në Cluji I Rumanisë duket se është duke ardhur drejt fundit. Mesfushori I Kosovës është shumë më pranë nënshkrimit me një tjetër ekip tashmë në Ukrainë. Media të ndryshme kanë vendosur sërisht në qendër të vëmëndjes këtë kalim. Polissya Zhytomyr, ekipi I cili renditet I treti në kampionat ka mundur të sigurojë pëlqimin e lojtarit për një kalim të mundshëm.

Emërllahu gjatë kësaj jave pritet të nisë dhe të gjitha testet mjekësorë për të nënshkruar më pas kontratën e tij. Lojtari ka mundur që me formën e tij të jetë sërisht nën vëmëndje për të qenë kështu një opsion për disa ekipe si një përforcim. Loja e tij, teknika dhe qëndrueshmëria në këtë zhvillim ka shndëruar interesin e klubeve të ndryshme për të marrë shërbimin e lojtarit.

Lindon Emërllahu drejt Ukrainës, pritet të fitojë pagën rekord
Lindon Emërllahu drejt Ukrainës, pritet të fitojë pagën rekord

Emerllahu është një ndër lojtarët e rëndësishëm në klubin Rumun dhe këtë e ka dëshmuar dhe me formën e tij të siguruar. Në rast se ai do të jetë në kushte optimale për t’u bashkuar me ekipin do të ketë mundësi që të fitojë një pagë prej 350 mijë euro në sezon. Pikërisht, një shpërthim rekord sa I përket shumës që ai do të ketë mundësi të përfitojë.

Në anën tjetër dhe nëse do të jetë e mundur të kryehet transferimi, Cluj do të marrë rreth 1.5 milion euro cka nuk është e vetmja si shumë. Njëherësh do të jetë dhe 10% më shumë në rast se në të ardhmen ai do të mund të transferohet. 23 ndeshje të luajtura me Cluj ai ka mundur të shënojë katër gola dhe të shërbejë me dy asistime.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.