Lindon Selahi ka mundur së fundmi që të finalizojë kalimin e tij në kampionatin polak. Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionatit por tashmë nën një tjetër fanellë. Kalimi I tij është bërë drejt Widzew Lodz. Kontrata e tij me Rijekën ka përfunduar në këtë qershor dhe ka vendosur që të nisë një tjetër aventurë në karrierën e tij.
Selahi ka qenë nën lupën jo vetëm të Lodz, por dhe të Hajdukut të Splitit. Kjo e ka vendosur në zgjedhjen e tij dhe vlerësimin më të mirë për të ardhmen. Deri më tani Lodz ka mundur të nënshkrujaë dhe me dy shqiptarë të tjerë. Cka e bën që transferimi I Lindon atje të bëhët I treti shqiptar. Në ekip ai do të gjejë praninë e Julian Shehun dhe Dion Gallapenin.

Selahi në fjalën e tij të mbritjes në ekip, e ka konsideruar si një hap të rëndësishëm në karrierë. Një aventurë e re e cila do të jetë sfiduese në një ekip më të madh. Duke qenë se ai ka njohje të drejtuesit teknik, për shkak të punës së mëparshme. Ka një pozitivizëm sa I përket bashkimit të tij në Lodz.
Mesfushori është vlerësuar për rolin e tij I cili është tepër dinamik. Një lojtar që ka mundësi si të mbrojtjes dhe të sulmit mund të garantojë kështu një zhvillim më pozitiv. Kjo e vendos në pozita të pëlqyera dhe të konsiderohej afrimi I tij. Selahi pritet të ketë një ndikim mjaft të madh në ekipin e tij të rri.