Liridon Balaj bashkohet me Dritën në sezonin e ardhshëm

Liridon Balaj bashkohet me Dritën në sezonin e ardhshëm

Drita fill pas suksesit të këtij sezoni ka nisur rrugëtimin e saj për përmirësim. Ekipi triumfues I këtij sezoni ka bërë hapa të mëtejshëm për të siguruar më tej formën e mirë. Jo vetëm rinovime por ekipi sheh mundësinë e vazhdueshme të përmirësimit. Përmirësim I këtij sezoni padyshim që është dhe prurja e frymës së re në ekip.

Një lëvizje e cila vjen fill pasi më herët ata kanë blinduar me kontrata të gjithë yjet e ekipit të tyre. Tashmë, është hedhur në sulmin e saj që prej fillimit të merkatos të bëjë afrimet e reja në ekip. Synimi I tyre është që të kenë një përfaqësim sa më dinjitoz në arenën ndërkombëtare. Në këtë prizëm ata do të kërkojnë vazhdimisht që të afrojnë futbollistë të sukseshëm në ekip.

Liridon Balaj bashkohet me Dritën në sezonin e ardhshëm
Liridon Balaj bashkohet me Dritën në sezonin e ardhshëm

Liridon Balaj është prurja që ata kanë vendosur së fundmi. Sulmuesi është parë si një zgjedhje e arsyeshme që të bashkohet më ekipin triumfues të Superligës. Balaj I cili së fundmi ka pasur karrierën e tij në Skënderbeu, Korcë. Një lëvizje e cila mund të jetë shtyrë dhe për shkak të rënies së ekipit korcar në kategorinë e parë.

Sulmuesi Pejan ka pasur një karrierë të gjatë dhe ka luajtur për disa ekipe. Fillimi I tij ka qenë me Besën e Pejës, por ka pasur njëherësh akses dhe në disa ekipe të ndrysme si në Zvicër dhe në futbollin belg. Bashkimi I tij me Dritën sjell një frymë më ndryshe në sulmin e ekipit. Dhe pse në këtë sezon pati mjaftueshëm sukses dhe asnjë pengesë të vrejtur.