Lista e Zvicrës e tetorit, fton mbrojtësin shqiptar

Lista e Zvicrës për ndeshjen e tetorit, fton mbrojtësin shqiptar

Kombëtarja e Zvicrës në këtë grumbullim i cili pritet të zhvillohet do të vazhdojë me dy ndeshje të tjera të rëndësishme. Në përballjen e tyre të tetorit ata do të jenë përballë Suedisë dhe Sllovenisë. Takime që janë të vlefshme për kualifikimin e tyre në Kupën e Botës 2026.

Me dy ndeshje në udhëtim, Yakin është i vendosur lër të sjellë kështu një ekip që do të jetë kërkues dhe i vendosur në objektivin e tyre të këtij sezoni. Yakin ka përgatitur listën me të cilën do të jetë i gatshëm për t’u përballur në këto sfida.

Granit Xhaka është pjesë e listës si një prej lojtarëve me më shumë peshë në kombëtaren e Zvicrës. Nder të tjera në listën që është pregatitur ka bërë përshtypje një prej zgjedhjeve të Yakin. Ardian Bajrami do të jetë pjesë e këtyre grumbullimeve.

Lista e Zvicrës për ndeshjen e tetorit, fton mbrojtësin shqiptar
Lista e Zvicrës për ndeshjen e tetorit, fton mbrojtësin shqiptar

Bajrami është larguar nga Kombëtarja e Shqipërisë këtë verë, pasi ai mundi të sigurojë një ftesë nga Kombëtarja e Zvicrës. Mes një paraqitje fantastike ai është cilësuar si opsioni i duhur për të qenë pjesë e ekipit kombëtar. Tashmë, ai do të ketë mundësi që të debutojë dhe të vazhdojë më tej në daljen e tij.

Në këtë listë është dhe Andi Zeqiri i cili është konsideruar si një rikthim në kombëtare. Kjo për shkak të një mungese të gjatë të tij në angazhimin kombëtar. Udhetimi i parë i tyre nis më datën 10 tetor në Suedi.