Liverpool, 100 milion euro për yllin e Bayern

Liverpool, 100 milion euro për yllin e Bayern

Liverpool duket se do të hyjë fuqishëm në tregun e transferimeve. Ata janë duke zhvilluar bisedime për të sjellë disa prurje të mundshme gjatë afatin kalimtar të janarit. Në listën e tyre janë vendosur emra të ndryshëm që mund të sjellin kështu në ekip  Michael Olise, aktualisht te Bayern Munich, Adam Wharton (Crystal Palace) dhe Antoine Semenyo (Bournemouth).

Michael Olise i cili këtë verë eshtë vendosur në Bayern duket se nuk është në formën e tij më të mirë. Transferimi nuk duket se ka shërbyer më së miri. Ndaj dhe Liverpool po e konsideron si një mundësi të mirë për një përforcim në ekip. Por, nuk pritet të jetë një hap i lehtë për Liverpool duke qenë se kërkojnë të shpenzojnë 100 milion euro. Bavarezët kërkojnë një shumë të majme për të duke qenë se e konsiderojnë si një lojtar të rëndësishëm.

Liverpool, 100 milion euro për yllin e Bayern
Liverpool, 100 milion euro për yllin e Bayern

Por, të kuqtë nuk do të jenë në të vetmen mundësi afrimi. Ata janë duke parë nga afër dhe Adam Wharton, i cili është në rolin e mesfushorit. Po ashtu dhe Antonie Senenyi, sulmues me një karakteristikë të shpejtë. Cka e bëjnë lojtarin të jetë i preferuar dhe të konsiderohet si afrim.

Liverpool e ka shtuar më tej listën e tyre të kërkesave duke shtuar po ashtu në këtë listë dhe mbrojtësin e Crystal Palace. Marc Guehi është konsideruar si një opsion i mundur në këtë transferim. Edhe pse për këtë do të jetë e vështirë një lëvizje për shkak të interesimit.