Liverpool, ka marrë një fitore dramatike dhe tepër të vështirë përballë Atletico Madrid. Ekipi anglez arriti të sigurojë një fitore 3-2 në një sfidë e cila ishte plot emocione dhe me tension deri në momentin e fundit të saj. Sfida e cila u zhvillua në shtëpi u shoqërua me një epërsi që në minutat e para për ekipin e kuq. Minuta e katërt shënoi dhe golin e parë të kësaj sfide për të pasuar më tej.
Nuk u desh shumë kohë që të vinte dhe dyfishimi I kësaj sfide. Salah I cili u kujdes për këtë arriti të dyfishojë shifrat mes një aksioni të nisur me Gravenberch. Kështu ekipi I kuq arriti të dyfishojë rezultatin e tyre me dy gola të shënuar në vetëm gjashtë minuta lojë të luajtura. U duk se Liverpool do të ishte tepër dominues në këtë sfidë dhe lehtësisht do të arrinte të siguronte më tej.

Edhe pse disfata prej dy golash ishte e hershme, kjo nuk e pengoi aspak Atletico Madrid më tej të besojë për të ndryshuar këtë rezultat. Edhe pse rreziku I tyre ishte më tej me një penallti të supozuar në minutën e 35. E cila më pas me VAR nuk u cilësua e tillë, cka e largoi Liverpool nga mundësia për golin e tretë.
Pjesa e dytë solli dhe aksionin kryesor të Atletico Madrid, e cila në minutën e 81 arriti të shënojë dhe golin e saj të parë. Ishte pikërisht një sfidë e cila u vendos më pas me një tjetër gol I cili barazoi rezultatin. Por, Liverpool përmes van Dijk arriti të shënojë duke shkuar në rezultatin 3-2.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.