Me një diferencë prej 13 pikësh nga vendi I dytë ata janë të vendosur në krey të tabelës në Premier Ligë, një sezon ku tulipanët kanë bërë maksimumin dhe kanë shijuar të gjithë serinë e fitoreve. Suksesi I tyre është lehtësisht I dukshëm në këtë renditje dhe jo vetëm në të gjithë ecurinë që kanë ndërmarë në realizimin e lojës së tyre. Ajo që është bërë një temë interesante dhe që ka zënë një pjesë të rëndësishme të ditës së shumë prej tifozëve është se kur mund të cilësohet përfundimisht si kampion Liverpool.
Ka një datë fikse dhe ajo është 5 prilli, nëse tulipanë e kuq arrijnë të fitojnë tre ndeshjet e radhës ndaj Southamptonit, Evertonit dhe Fullam, duke humbur Arsenali në krahun tjetër të katër ndeshjet kundër Manchester United, Fulham, Chelsea dhe Everton ata lehtësisht do të kenë mundësi që të festojnë për titullin në datën 5 prill. Një shpallje kjo tepër e hershme e Premier Ligës për shkak se Liverpool dukshëm është diferencuar dhe ka krijuar një hendek të madh me të gjitha ekipet që e ndjekin atë. Kjo ndodh nëse diferenca e pikëve është 13, në të kundërt nëse ata nuk arrijnë dot që të mbajnë këtë diferencë do të kenë mundësi që ta fitojnë titullin në ndeshjen e 26 prillit kundër Tottenhamit. Një tjetër probabilitet është se nëse Arsenali arrin të fitojë po aq herë sa dhe ekipi I Liverpool atëherë do të ketë një shtyrje të triumfit të titullit në datën tre maj. Në të kundërt nëse ata kanë vetëm nëntë pikë ose dhe më pak diferencë se vendi I dytë do të marrin titullin në 10 maj ndaj Arsenalit.