Trent Alexander-Arnold, një ndër emërat më të përfolur për një transferim të tij të mundshëm pritet të jetë pjesë e Real Madrid. Ylli I Liverpool ka një kontartë me klubin Anglez e cila pritet të përfundojë në 30 qershor të këtij viti, një mundësi kjo që ai të jetë lojtar I lirë dhe të bëjë një zgjedhje mes ofertave të ndryshme. Mesfushori I rri është në planin e shumë ekipeve që kanë vlerësuar talentin e tij dhe besojnë se do të jetë një pjesë tepër e rëndësishme e kipit të tyre, por mesa duket Reali është shumë pranë realizimit të këtij transferimi.
Los Blancos shpresojnë që kjo kontartë të realizohet para datës së përfundimit të kontratës, një fakt ku I negociushëm nga ekipi Anglez I cili mendohet se ka dakortësuar për ta bërë të mundur këtë transferim. Deri më tani asgjë nuk është përfunduar por ky ngut I realit është për arsye se ekipi kërkon që të ketë pjesë të tij Alexander-Arnold në përfaqësimin e saj në Kupa e Botës për Klube.

FIFA, në dryshimin e rregullave të saj e ka përcaktuar se do të jetë një afat për këtë merkato në fillimin e qershorit për të bërë finalizimet e fundit për ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës për klube. Reali do të ndeshet me Al Hilal, Pachuca dhe RB Salzburg në fazën e grupeve dhe përforcimi I ekipit është I nevojshëm për të pasur rezultat. Carvajal I cili është mbrojtësi I djathtë është jashtë fushe, kjo e bën që ekipi të duhet të rimendojë angazhimin në këtë pozcion dhe Ancelotti e mendon si zgjedhjen e duhur lojtarin e Liverpool.