Në një sezon fantastik në Premier Ligë ku kanë mundur të krijojnë një diferencë në pikë, ku presin shpalljen kampion, ata janë duke u pregatitur për sezonin e ardhshëm. Një pregatitje e cila konsiston në një blerje të qendërmbrojtësit të Interit, një synim që anglezët dëshirojnë të realizojnë për të forcuar më tej reparin e mbrojtjes.
Fokusi i anglezëve është drëjtuar nga Alessandro Bastoni i cili shihet si një ndër blerjet më të mundshme gjatë merkatos së verës.
Bastoni është duke debutuar në Intër, ku shërben si një rol kyc bë lojën e tij në këtë ekip. Qëndrueshmëria e tij, talenti dhe aftësia e kontrollit ka krijuar dëshirën dhe pëlqimj që ai të bashkohet me ekipin e Liverpool. Afrimi i tij shihet i mundur pasi që përflitet prej kohësh lër një largim të mundshëm të Virgil van Dijk nga ekipi angelz, zvendësimi kapitenit pritet të mos krijojë boshllëqe në momentin që ofrohet një zvendësim i mirëmenduar dhe i parakohshëm.

Vlera në treg e Baston është 75 milion euro dhe anglezët janë shprehur mëse të gatshëm për ta realizuar këtë shkëmbim duke e plotësuar ofertën për zikaltërit.
Zvendësimi i tij shihet si më ideali duke krahasuar për potencialin që paraqet mbrojtësi i Serisë A dhe kërkesës që ka ekipi angelz. Deri më tani në debutimin e tij ai ka marrë pjesë në 41 ndeshjë ku ka mundur të realizojë saktësisht pesë asiste dhe të bëjë të mundur shënimin e një goli. Deri në tani nuk ka një zyrtarizim të lëvizjes së tij por njëherësh zikaltërit mund të kërkojnë më shumë për transferimin e tij.