Liverpool është duke shijuar suksesin e këtij sezoni, ata janë në kryesinë e Premier Ligës dhe kanë një seri fitoresh në këtë kompeticion, të distancuar në hendekun e pikëve ata tashmë janë titullarë të këtij kompeticioni. Shpresa e tyre është që kundërshtarët të shkojnë në një humbje të të shpeshtë për të realizuar sa më shpejt qëllimin e tyre në këtë kompeticion.
Rrugëtimi I tyre u ndal nga suksesi duke qenë se mundën të mos arrinin dot sukses pasi dështuan në sfidën e play off të cerekfinaleve. Një përballje e cila I vendos jashtë gjysmëfinaleve të UEFA Champions League. Por si të mos mjaftonin me këtë dështim ata morën dhe një humbje në Kupën e Anglisë duke ngelur jashtë saj. Ngushëllimi I tyre është suksesi në Premier Ligë dhe kërkojnë të formojnë një ekip më solid në sezonin e ardhsëm që do të garantojë më shumë sukses për ta.

Shitja e Nunez kërkon që të afrojë në ekip një sulmues kalibri, dhe Slot ka një emër të gatshëm për këtë transfertë. Një transfertë e cila pritet të jetë gati 100 milion euro, një shumë e cila është aprovuar nga ekipi drejtues pritet të ndodhë gjatë merkatos së verës. Sulmuesi I cili po ndiqet më nga afër është Julian Alvarez I Atletiko Madrid, talenti I cili luan në La Liga ka mundur të ketë një sezon fantastim pas kalimit të tij nga City në klubin spanjoll. Nga klubi spanjoll nuk ka një konfirmim për shitje por kjo shihet më e mundur duke qenë se Alvarez ka një simpati për futbollin anglez që mund ta afrojë më tej me ekipin. Shuma për të cilën pritet të ndodhë ky tranferim është afro 95 milion euro.