Harry Kane I cili është duke debutuar në Bayern Munich ka mundësi që të marrë një ofertë prej Liverpool, një shumë prej 90 milion euro është në dispozicion për sulmuesin e Bayern I cili mund të ketë një rikthim në Premier Ligë. Asgjë e konfirkuar deri më tani nga klubi I Bundesligës, por anglezët mund të insistojnë në këtë afrim duke qenë se dhe interesi I vetë Kane është që në sezonin e ardhshëm të ketë një ndryshim në ekipin që debuton.
Me një transferim të bujshëm në ligën gjermane në 2023, ai u bë një ndër lojtarët më të shtrenjtë për futbollin gjerman me një transfertë e cila kushtoi më shumë se 110 milion euro. Dy sezone fantastike te Bayern Munchen, me një seri prej 76 golash të shënuar në angazhimin e tij atje e bëjnë të jetë në qendër të vëmendjes, por ai kërkon një ndryshim. Një rikthim I mundshëm në Premier Ligë me një ekip si Liverpool është një siguri për sulmuesin.

Liverpool në këtë sezon ka krijuar një hendek të madh pikësh dhe kjo garanton një titull, një kërkesë e Kane është që të fitojë sa më shumë tashmë në karrierën e tij, ende pse herët për një mbyllje ai kërkon një maksimizim trofesh. Gjithashtu, një rikthim në Premier Ligë mund të shërbejë si një kuotim ndryshe për lojtarin ku do të jetë e mundur që I të shndërohet në një ndër golashënuesit më të mirë historikë në kampionatin anglez. Të kuqtë e shohin shumë më të mundur këtë transferim për shkak dhe të dëshirës për t’u zhvendosur në Angli të vetë sulmuesit.