Liverpool me një tjetër ofertë të refuzuar për Wirtz

Liverpool me një tjetër ofertë të refuzuar për Wirtz

Oferta e parë e Liverpool ndaj Bayer Leverkusen ka qenë negative. Ata kanë marrë një jo në kërkesën e tyre për të transferuar enë ekipin e tyre Florian Wirtz. Është pikërisht një ndër transferimet që po merr shumë prej interesit të anglezët. Është pikërisht media gjermane e cila cilëson se oferta e fundit e bërë për të prej 135 milion euro është refuzuar prej Bayer Leverpusen.

Klubi anglez e ka parë si një mundësi ku mund të negocojnë për këtë trasnsferim duke sjelllë në tavolinë një ofertë e cila ishte më e ulët. Por, mesa duket gjermanët e Leverkusen janë mëse të bindur se për lojtarin e tyre kërkojnë plot 150 milion euro. E paqartë ishte në kontratën që ata kishin paraqitur se si do të ishte pjesa e 15 milion eurove të vendosura.

Liverpool me një tjetër ofertë të refuzuar për Wirtz
Liverpool me një tjetër ofertë të refuzuar për Wirtz

Pavarësisht të gjithë kësaj mjegullnaje të ngritur, duket se afrimi I Wirtz në angli është I sigurt. Kjo sepse ekipi ka hapur rrugën për këtë transferim. Njëherësh, ka qenë dhe vetë Wirtz I cili e ka vlerësuar si një ekip mjaft të mirë për të vazhduar të ardhmen e tij. Ai dëshiron që të ndryshojë kampionat dhe Premier Liga duket se zgjedhja më e mirë për të.

Negociatat për afrimin e tij janë duke vazhduar dhe është pikërisht ekipi që e sheh si një opsion për t’u bashkuar me ta. Ndërsa Bayer është në kërkim që të marrë të gjithë shumën e cila është vënë në dispozicion për realizimin e këtij kalimi.