Liverpool, me një tjetër rikonfirmim për sezonin e ardhshëm

Liverpool, me një tjetër rikonfirmim për sezonin e ardhshëm

Liverpool është duke siguruar ekipin për më tej. Një sezon fantastik në Premier Lig i lejon ata që të vlerësojnë skuadrën duke mbajtur edhe më tej yjet e saj. Së fundmi, kapiteni i ekipit Virgil van Dijk ka lajmëruar se do të nënshkruajë me ekipin e Liverpool. Qëndrimi i tij në Anfield shihet të jetë përtej sezonit të 2024/2025. Nënshkrimi i tij vjen menjëherë pas konfirmimit të mëparshëm të yllit tjetër të ekipit.

Mohamed Salah më herët konfirmoi qëndrimin e tij në të kuqtë duke e shuar të gjithë bujën mediatike. Në këtë mënyrë ata janë duke blinduar skuadrë duke qenë se përpara merkatos yjet e ekipit të tyre mund të rrezikonin. Kjo tregon se Liverpool përgatitet për një sezon të ardhshëm i cili rezervon mundësi më të mira për ta.

Liverpool, me një tjetër rikonfirmim për sezonin e ardhshëm
Liverpool, me një tjetër rikonfirmim për sezonin e ardhshëm

Lajmin e ka bërë të ditur gjithashtu dhe Liverpool në rjetet sociale duke e ndarë këtë njoftim. Me një marveshje të arritur ata synojnë se holandezi do të qëndrojë përtej këtij sezoni në ekip. Pjesë e tyre ai është bërë në sezonin e 2018. Duke e vlerësuar qëndrimin e tij shtatë vjecar. Sa i përket kontratës nuk bëhet e qartë se cilat do të jenë përfitimet prej saj. Kujtojmë se Liverpool me rikonfirmimin e Salah i ofroi atij një shumë më të lartë.

Van Dijk është bashkuar prej Southampton, ku është shndëruar në një ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Kontributi i tij ka qenë në një seri trofesh në ekipin e tij. Me Liverpool ai është pjesë e 314 paraqitje dhe ka shënuar 27 gola.