Mesfushori i Atalantës, Ederson është vebdosur në listën e dëshirave të Liverpool. Mesa duket do të jetë një rivalitet mjaft i fortë për ta duke qenë se përballë tyre do të jetë Barcelona. 26 vjecari i cili ka sjellë në fushën e lojës një formë mjaft të mirë ka mundur të spikasë lehtësisht.
Performanca e lartë në Serinë A dhe njëherësh tepër kompetitiv dhe në kompeticionet europiane, ka bërë që të jetë një ndër mesfushorët më të kërkuar në europë. Lojtari i cili është mjaft i njohur për kombinimin e forcës fizike dhe inteligjencës, duket se ofrohen mjaft hapësira për të në mesfushë.

Shërbimi i tij në Atalanta është konsiderusr mjaft i rëndësishëm. Si një pikë kyce në këtë ekip ai do të vazhdojë më tej me shërbimin. Qëndrueshmëria është ajo cka cmohet më së shumti prej të gjitha skuadrave që janë vendosur pranë tij. Liverpool në këtë garë dujet se është dukshëm më i favorizuar për të qenë pretendent në shërbimin e tij.
Slot e ka vendosur si një nder objektivët e rëndësishëm për të sjellë frymën e re në mesfushë. Oferta e cila mund të luhatet prej 30 milion euro deri në 40 milio e bën gjithnjë e më shumë një opsion që mund të sjellë më tej shërbimin në ekip.
Barcelona në krahun tjetër për shkak të kufizimeve financiare mendohet se nuk do e ketë aspak të lehtë një transferim të tillë. Ndaj dhe ky janar pritet të jetë mjaft dinamik për mesfushorin.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.