Kryesuesit e Premier Ligës janë në një fazë alerti, kaptieni i tyre Virgil Van Dijk ka një kontratë e cila mbaron në fund te sezonit, por kjo nuk shihet si problem për ekipin e Liverpool. Një zvendësim është i mundur dhe janë duke u projektuar të gjitha hallkat e tij.
Gjigandi Anglez nuk mund të varet prej një largimi dhe kërkon që të jetë i sigurt në vazhdimësinë e sezonit, deri në tani ka pasur interes ndaj disa lojtarëve por mesa duket Liverpool është tërëisht i qartë dhe pranë ekipit është duke kërkuar për një element si Nico Scholtterbeck.
Qëndërmbrojtësi i Dortmund ka pasur një sezon fantastik me një formë e cila ka rënë në sy të anglezve dhe është parë si një mundësi që të kryhet ky transferim. Zvendësimi i Van Dijk me mbrojtësi gjerman shihet si një ndër opsionet më të mira të deri tanishme.
Klubi gjerman nuk ka një pengesë në lidhje me këtë transferim thjesht kërkon që prej transferimit të fitohet një shumë prej 60 milion dollarë, shumë kjo e cila është parë e mundur dhe prej anglezëve për tu paguar. Deri më tani ka pasur disa mbikqyrje në ndeshje të ndryshme që ka zhvilluar Dortmund për formën e qendërmbrojtësit, por ende asnjë zyrtarizim për kryerjen e kësaj lëvizje. Pritet që merkato e verës të shërbejë si finalizim, deri atëhëre klubi anglez do të jetë në kërkim të vazhdueshëm për një opsion më të mirë.